Fazli Veseli, babai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, varroset sot në në Broboniq të Mitrovicës

Familja e Kadri Veselit, shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që u gjendën në krah të saj në momentet e pikëllimit

Të nderuar qytetarë, miq e dashamirë,

Në emër të Familjes Veseli, shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë ju që na u gjendët në krah në këto momente pikëllimi për vdekjen e kryefamiljarit tonë, Fazli Veselit.

Të gjithë ju që na vizituat dhe na shkruat për të na ngushëlluar për humbjen e prindit dhe gjyshit tonë, keni marrë një copë pikëllimi nga pikëllimi ynë dhe na e keni lehtësuar dhimbjen.

Faleminderit përfaqësuesve institucionalë e politikë, bashkëluftëtarëve të Kadriut që na mallëngjyen me nderimin e tyre, miqve dhe secilit qytetar nga Kosova, viset tjera shqiptare e diaspora.

Një falënderim të veçantë për personelin shëndetësor, të Klinikës Infektive në SHSKUK dhe të Spitalit në Mitrovicë, të cilët u kujdesën për babanë dhe gjyshin tonë, si dhe për Policinë e Kosovës që ndihmoi në mbarëvajtjen e ceremonisë mortore.

Të gjithë ju na bëtë të ndjehemi krenarë për babanë dhe gjyshin tonë, Fazli Veselin, i cili na la trashëgim respektin e shqiptarëve bujarë.

Fazli Veseli na la trashëgim krenarinë për të dhe për edukatën patriotike e moralin njerëzor që na mësoi neve – fëmijëve, nipërve e mbesave të tij.

Përjetësisht mirënjohës!

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …