Armët

Familjarë të të arrestuarve: Policia na vendosi armët nëpër dhoma gjatë bastisje

Familjarë të të arrestuarve nga Policia e Kosovës  dje në Prishtinë, sot kanë mbajtur një konferencë për media para ndërtesës së Policisë, ndërkohë që kanë kërkuar nga ata t’ua lirojnë familjarët e tyre  pasi armët e gjetura i ka vendosur vetë policia gjatë bastistje dhe jo të arrestuarit. Prindërit e dy të arrestuarve, Ramiz Arifi, babai i Atdhe Arifit dhe Avni Dehari, babai i të arrestuarit Astrit Dehari theksuan se armët e sekuestruara janë armë që i ka vendosur policia. Ndërsa Rilind Haliti, vëllai i Egzon Halitit ka deklaruar  se helmetat janë të tij pasi vozit motor dhe ato nuk kanë të bëjnë asgjë me Egzonin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 44-të – mungon shumica parlamentare

Për herë të 44-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. As …