Familjarët e dëshmorëve të Vërbicë e Zhegocit reagojnë pas qarkullimit të një video emisioni poshtërues për banorët e kësaj treve

Familjarët e dëshmorëve të Vërbicë e Zhegocit reagojnë pas qarkullimit të një video emisioni poshtërues për banorët e kësaj treve

Reagimi i familjeve të dëshmorëve të Vërbicë e Zhegocit në mediat Online GjilaniPress ditëve të fundit qarkullon një video me tematik: N’katun Vërbicë e Zhegocit dhe tema për të cilën diskutohet në disa pjesë të emisionit është denigruese dhe shumë poshtëruese për banorët e Vërbicë e Zhegoci. Ne si familje ndihemi shumë të fyer dhe të atakuar pamëshirshëm në këtë emision dhe në veçanti Lagjja e Bilinicëve që ka dhënë aq shumë dëshmorë atdheut.

 Familjarët tanë ranë në fushën e nderit duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe duke mbrojtur dinjitetin e nëpërkëmbur. Ne nuk duruam robërinë me shekuj dhe me shekuj u sakrifikuam për komb e atdhe. Banori i Vërbicës Nezir Rexhepi i cili është intervistuar në këtë emision nga deklarata e tij na bënë shumë të dyshimtë për punën e tij para dhe pas luftës sidomos për bashkëpunimin e tij me forcat paramilitare serbe në Parallova gjë të cilën e dëshmon edhe ai vet në këtë dokumentar.

Personi në fjalë thotë se serbët ishin shumë paqësorë gjatë luftës në Vërbicë dhe se nuk kanë bërë zullum dhe e fsheh faktin se pikërisht në lagjen e tij kanë ndodhur shumë dhunime të femrave. Deklarata e tij na bën më shumë të dyshimtë se ky fsheh faktin nga frika se serbët do e zbulojnë bashkëpunimin e tij të dikurshëm me ta.

Vërbica e Zhegocit gjatë luftës u dogj pothuajse 90% dhe se shtëpia e personit në fjalë nuk ishte prekur fare gjë të cilën e dëshmon edhe ai në emision. Ne si familjar të dëshmorëve shprehim indinjatë edhe për median në fjalë e cili duke u munduar të bëjë një emision ka degraduar në atë masë që njerëz të dyshimtë ka futur në emision.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …