FARDI FEST 2026 po vjen!

Fardi Fest rikthehet me edicionin e tij të 3-të në Xërxe të Rahovecit, si një festival që synon promovimin e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe lidhjes së mërgatës me vendlindjen.

I organizuar nga shoqata “Forumi Anadrini” (FARDI), festivali krijon një hapësirë të hapur për komunitetin, diasporën, familjet dhe vizitorët që duan të përjetojnë muzikë, traditë, ushqime tradicionale dhe aktivitete kulturore në një ambient të përbashkët.

Festivali do të mbahet me 2 dhe 3 gusht 2026 në Kompleksin Memorial në Gradish/Xërxë me fillim në ora 18.00.

Programi i festivalit përfshinë Performanca muzikore, Valle, Lojëra tradicionale, Muze, Ushqime tradicionale dhe Aktivitete kulturore dhe shoqërore.

Mirë se vini në FARDI FEST 2026.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi për Buxhetimin Gjinor në SHPG “Hareja”

Duke u bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Statutin e Komunës …