Fatime Z. Qeriqi: TV Diellit

TV-Dielli në trevat shqiptare

I ruan traditat dhe vlerat kombëtare

Nëpër kohëra që hasmi na gjakosi

Me dokumentarë ato i vulosi

 

Populli shqiptar çka përjetoi

Në emisionet e veta më së miri i ndriçoi

Zëri i Arbanës sa mirë jehon

Plagët e shpirtit ajo na i lehtëson

 

Fjalë të arsyeshme e me kujdes

I tregon botës se shqipja ka besë

Flet për heroizëm dhe ushtarë

Për vashat dhe djemtë çlirimtarë

 

Ushtrinë Çlirimtare lartë e ngritë

Me trimërinë e saj boten e mahnitë

Ushtri e fortë në mbrojtje të popullit

Të pragut shtëpisë dhe të trollit

 

Ju lumtë  për këtë punë në televizion

Kush ka sy me pa e vesh ta dëgjon

Kontributin e juaj lartë e vlerëson

Dhe historinë e popullit kurrë nuk e harron

 

14 dhjetor 2019

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …