Fatmir Gashi: Nuk ka humbur as AAK-ja në Pejë por po del se nuk ka arritur të fitojë oferta, nuk ka vend për zhgënjim

Fatmir Gashi: Nuk ka humbur as AAK-ja në Pejë por po del se nuk ka arritur të fitojë oferta, nuk ka vend për zhgënjim

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Pejës në zgjedhjet e 22 tetorit, pas humbjes së garës për kryetar, u është drejtuar me një mesazh votuesve të tij. Gashi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar 14 mijë votuesit e tij dhe të AAK-së për përkrahjen që i kanë dhënë në zgjedhjet lokale, pavarësisht humbjes së garës për kryetar komune. “Dua t’ju them, se tek secili votues i imi dhe i AAK-së dhe tek secila strukturë, nuk ka vend për zhgënjim. Nuk ka humbur as AAK-ja në Pejë e as Fatmir Gashi, por bazuar në rezultatin e deritanishëm po del se nuk ka arritur të fitojë oferta. Oferta është vetëm një betejë”, ka shkruar ndër të tjera Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria Speciale

Mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka dështuar të mbahet …