Fatmir Graiçevci

Fatmir Graiçevci: Bëje të parin e vendit e jo demagogun, kryetar, Hashim Thaçi

Ditë më parë, në Kuvendin e Kosovës patëm rastin ta dëgjojmë fjalimin e kryetarit të vendit, Hashim Thaçi. Fjalimi i tij ishte shembull tipik i demagogjisë dhe si i tillë ndoshta një ditë mund t’ia sjell atij ndonjë çmim për fjalime demagogjike, pasi çmimet kanë hyrë në modë në të gjitha sferat e jetës ashtu sikur u patën hapur anekënd Kosovës dyqanet me mbishkrimin “Gjithçka një euro”.

Gjatë fjalimit të stërzgjatur, kryetari, Hashim Thaçi na përkujtoi zotimin e tij të bërë para Teatrit Kombëtar (!) se do ta ruajë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. Tani është mirë të na shpjegoni se a është territor i Republikës së Kosovës edhe pjesa veriore e saj? Nëse po, pse nuk e shtrini pushtetin që buron nga Kushtetuta e Kosovës edhe në atë pjesë të vendit!

Pasi jeni lexues i Deklaratës së Pavarësisë, ju gjatë leximit keni thënë:  Shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik por nuk ju dëgjuam të shqiptonit edhe nocionin SOVRAN!? Nuk ishte e nevojshme të shënohej në Deklaratën e Pavarësisë ky element qenësor për shtetin, harrove ta shqiptosh apo nuk guxove sepse kështu kërkuan miqtë ndërkombëtarë!?

Pse na thoni se Kosova është sovran e të pavarur kur dihet botërisht se në pjesën veriore të Kosovës është nën Serbi, dhe ju kurrë nuk keni guxim të shkoni atje, Në atë pjesë të Kosovës me dhjetëra herë kanë shëtitur kryq e tërthor zyrtarë të Qeverisë së Serbisë edhe pse atyre nga Prishtina ua ndalonit hyrjen në Kosovë!? Sa e sa herë ata ua kanë dëshmuar se nuk lodhen për ndalesat që vijnë nga burokratët nëpër kolltuqet e zyrave në Prishtinë, qofshin vendorë apo ndërkombëtarë! Pasi ju po deklaroni se ashtu sikur jeni betuar edhe po e ruan pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, merr ata oborrtarët tuaj dhe vizito edhe banorët e pjesës veriore të Kosovës, ashtu sikur po i viziton vendet tjera duke përfshirë edhe përmendoret me mbishkrime: “U vranë nga terroristët shqiptarë”! Dëshmoje se je ashtu sikur thuani: Kryetar i të gjithë qytetarëve të Kosovës! Në një shtet Sovran dhe të Pavarur, i pari i vendit mund të shkoj në çdo cep të territorit të tij!

Duke folur për murin e ngritur nga serbët në pjesën veriore të Mitrovicës, Ju nga salla e ngrohtë e Kuvendit të Kosovës, gati me zjarr deklaruat se ai muri as nuk do të shkurtohet e as zvogëlohet, por do të hiqet me themel! Nuk ka se si të mos i gëzohet njeriu pa masë një deklarimi të tillë që është kundër mureve që ndajnë njerëzit por shpresa shuhet sakaq posa të kujtohen fjalimet e tilla që keni bërë para katër viteve në Tetovë! Atëherë, gjatë një fjalimi të mbajtur në Tetovë së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë fjalimeve të zjarrta, të dytë deklaruat se Tirana dhe Prishtina zyrtare do të jenë gardianë të të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata ndodhën, duke aluduar kështu për shqiptarët në Kosovën Lindore, Iliridë, Mal të Zi dhe anekënd ku ka shqiptar. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe u dëshmua se këto ishin fjalime demagogjike,  të bëra nga dy nacionalistë të shtirur, trimoshë kur është ngrohtë dhe strucë kur është ftohtë! Pak ditë më vonë, Beogradi zyrtar hoqi nga sheshi i Preshevës lapidarin kushtuar atyre që luftuan deri në rënien heroike për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar. Që të dytë ato ditë bëtë strucin e jo gardianin, sikur u zotuat para dhjetëra mijëra shqiptarëve që ju duartrokisnin fjalimeve tuaja, demagogjike!?

Nuk thuhet kotë, aty ku nuk ka vepra ka shumë fjalë dhe ku ka vepra nuk ka nevojë për fjalë e fjalimi juaj ishte i stërzgjatur. Në mes tjerash ju na flisnit për forcimin e shtetit, të ligjit, të integritetit, për të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës e  të tjera por mençuria e popullit na këshillon që nuk bëhet ara me lëvdata e urata por me shati e lopata! Ju që na flisni për lirinë e lëvizjes dhe të drejtat themelore të njeriut pse nuk ua realizoni këto të drejta mijëra qytetarëve që janë dëbuar dhunshëm nga shtëpitë, banesat dhe pronat e tyre nga pjesa veriore e Kosovës, nga forcat paraushtarake serbe gjatë dhe pas luftës çlirimtare të Kosovës. Disa nga urdhër dhënësit dhe pjesëmarrësit në vrasjen dhe dëbimin nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe më gjerë të të gjithë qytetarëve, jo serbë ishte edhe Oliver Ivanoviqi, që kishte pozita të larta në institucionet e Kosovës së bashku me Ju dhe shumë të tjerë që na hiqeni humanist e shkuar humanistit, patriot e shkuar patriotit, liridashës e shkuar liridashësit, demokrat e shkuar demokratit.

Gjatë fjalimit të stërzgjatur Ju edhe na dezinformuat! Me një siguri mbase edhe, Ju deklaronit se Gjykata speciale nuk është produkt i vendimeve politike të gabuara. Nuk duhet të shikohet si ndëshkim, por si avantazh për vendin (!). Avantazh për vendin- deklaroni Ju!

Ku bazoheni kur deklaroni se kjo gjykatë është avantazh për vendin kur ajo do të merret vetëm me krimet e supozuara, të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Na përmend ndonjë gjykatë të krijuar për të dënuar vetëm krimet e supozuara që janë kryer nga pjesëtarët e një kombi, por jo edhe pjesëtarët e kombit tjetër që kanë dhunuar 20 mijë femra, kanë vrarë e masakruar rreth 15 mijë të tjerë në mesin e të cilëve afër 1 mijë e 400 fëmijë vetëm pse kanë qenë shqiptarë, që kanë dëbuar jashtë Kosovës qindra mijëra shqiptarë!? Apo për këto nuk bënë të flitet por duhet zgjatur dorën e pajtimit, ashtu sikur thuani Ju. Është lehtë ta zgjatë dorën e pajtimit dhe të fal ai që nuk ka humbur asgjë, por nuk mund të zgjatë dorën e pajtimit njeriu që i janë varë para syve më të dashurit e tij, që i janë dhunuar motrat apo vajzat e tij, nuk mund të falin qytetarët që dhanë gjithçka për çlirimin e Kosovës e që dhe edhe sot e kësaj dite përballen me vështirësitë që ua kanë shkaktuar pasojat e luftës çlirimtare. Nuk mund të falësh atë që nuk kërkon falje e Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje për krimet e saj kundër qindra mijëra qytetarëve shqiptarë të Kosovës, kryetar i të cilëve  jeni!

 Dhe për të mos e zgjatur më shumë, ne të gjithë e dimë që ti e ke zgjatur dorën e pajtimit dhe të gjithë të shohim duke bërë takime miqësore me autoritetet më të larta të Serbisë edhe pse dihet botërisht se kanë qenë në pozita udhëheqëse në kohën kur gjithë makineria e saj vrastare ishte sulur kundër shqiptarëve të Kosovës. Para se të predikosh për pajtim, është mirë te reflektosh pak për Luftën e Dytë Botërore dhe akterët e saj dhe ta vrasësh mendjen: a do të realizonte foto miqësore dhe zgjaste dorën e miqësisë Ruzvelti, Çërçilli, De Goli me dorën e  djathtë të Hitlerit -për luftën propagandistike- Gebelsit ashtu sikur bënë ti foto dhe takime miqësore me dorën e djathtë të Sllobodan Millosheviqit-Ivica Daçiqin!?

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …