Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Në 18-vjetorin e Radios-Kosova Lirë

Çuditërisht

 

me dashje do thosha diçka

sikur ta gjej atë

që të tjerët nuk e kanë thënë

 

çuditërisht

nuk kishte mbetur as edhe një pëllëmbë vend

rrugën kishin zënë thashethemexhinjtë

mbi atë që nuk shkruhet

e nuk thuhet

 

çuditërisht

më kishte shtënë forca

e muzës së parë

që u përmbyll me një zanore dashurie

prapë

të njëjtit njerëz

gjëra të njëjta po thonë

për një botë të tërë keq po flasin

 

 çuditërisht

vetëm ti

ke diçka që të tjerëve u mungon

qartësia e gjuhës me të cilën flet

guximi për t’u thënë gjërave

në emër të vet

 

Zvicër, 2017

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha

ISA FERIZAJ: THËRRASIN KOHËRAT: “ENVER HOXHA, O TUNGJATJETA!”

 * Enver Hoxhës, në 118-vjetorin e lindjes! Ja mestetori, krenar me Tëndën gjashtëmbëdhjetë; Ndriti dritëjetë …