Fatmir Limaj: Fatkeqësisht nuk u dëgjua dëshira e qindra njerëzve për një fron të përbashkët PDK - Nisma

Fatmir Limaj: Albin Kurti duhet të kërkojë falje pasi ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme

Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari Hashim Thaçi e njohin njëri-tjetrin pasi janë të njëjtë. Ai ka thënë se Kurti duhet të kërkojë falje pasi ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme, e duhet t’i kërkojë falje edhe opozitës së tanishme pasi “i ka sharë të djathtë e në të majtë”. Ai nuk ka përjashtuar bashkëpunimin me kryeministrin Kurti për temat e mëdha, mëgjithatë ai ka theksuar se ende s’ka pasur asgjë konkrete nga ana e kryeministrit. Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se shqetësimi i tij është se dalëngadalë po kthehen temat e ndarjes së Kosovës dhe ajo e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …