Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Fatmir Limaj ka kërkuar të në projektligjin për Trepçën të saktësohet çështja e aseteve të saj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj duke folur në Kuvend lidhur me projektligjin për Trepçën, është shprehur se aty duhet të saktësohet çështja e aseteve të saj. Ai ka thënë se ky projektligj në krahasim me atë të para dhjetë muajve është shumë më i mirë, dhe se kritikat kanë pasur efektin e tyre. “Nëse kritikat janë të drejta në interes të vendit merren drejt dhe seriozisht atëherë fiton vendi, dhe ky projektligj tani është shumë më ndryshe si ai para dhjetë muajve. E mbështesim këtë projektligj. Trepça nuk është i një regjioni, e një Qeverie me një mandat, por duhet të merren parasysh të gjitha vërejtjet e të gjitha partive politike dhe të përmirësohen të gjitha gjërat e padobishme nga ky projektligj”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …