Ismet Beqiri

Ky projektligj është ngjarje e veçantë për qytetarët e Kosovës, veçmas për punëtorët e Trepçës, tha Ismet Beqiri

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se projektligji për Trepçën simbolizon shumëçka për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Sipas tij, ky projektligj është ngjarje e veçantë për qytetarët e Kosovës, veçmas për punëtorët e Trepçës, të cilët kanë sakrifikuar shumë për shtetin e Kosovës, në të gjitha etapat e shtet ndërtimit, transmeton Kosovapress “Nuk ka se si mos t’i gëzohemi faktit që Trepça po bëhet me ligj, i cili realizon një të dejtë të tyre dhe po bëhet zgjidhje e zgjidhjes së ankthit dhe problemit për të ardhmen e tyre si punëtorë. Jemi shumë të bindur që asgjë nuk është e përkryer, por nga puna e bërë, është bërë maksimumi i të mundshmes që të kemi një projektligj mjaftë të mirë. Vota për projektligj nuk duhet me nda as në etni as në parti. Unë dua të besoj që votimi për projektligjit do të jetë votë e fuqishme”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …