Sala Berisha-Shala

Sala Berisha-Shala: Rivitalizimi dhe ristrukturimi i Trepçës hap dyert për investitorët e jashtëm

Deputetja, Sala Berisha-Shala nga radhët e  grupi parlamentar i PDK-së, gjatë punimeve të Kuvendi ka thënë  se rivitalizimi dhe ristrukturimi i Trepçës hap dyert për investitorët e jashtëm.  “Ky draft ligjet lidhet direkt me fatin e Trepçës, grupi i PDK-së vlerëson se prezantimi  i këtij ligji në Kuvend është çështje e  rëndësishme për ekonominë e Kosovës. Ky projektligj i hap rrugës për rivitalizim dhe ristrukturimit të saj do të hapeshin dyert për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm, për të cilët ka nevojë ekonomia e Kosovës”, ka thënë deputetja,  Sala Berisha-Shala, e cila u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që ta votojnë ligjin për Trepçën.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …