leoni

Fatmir Limaj: Kosova urgjentisht ka nevojë për institucione funksionale

Deputeti Fatmir Limaj ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm në drejtim të krijimit të institucioneve shtetërore në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit politik në një kohë të trazuar për rajonin dhe botën. Kosova duhet urgjent t’i ketë institucionet. Momenti është me i thirrë përgjegjësisë. Bota dhe rajoni rreth nesh janë në trazim. Kosova nuk e ka luksin të mbetet kështu, na duhen institucione dhe qeveri. Gjendja ekonomike nuk ka qenë kurrë më keq. Në politikë, madhështia është të ulesh e të gjesh marrëveshje me ata që nuk pajtohesh,” deklaroi Limaj. Ai bëri apel që forcat politike të tregojnë përgjegjësi dhe të përmbushin misionin e tyre për vendin, duke i dhënë fund bllokadës institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …