Fatmir Limaj: Në këtë 20-vjetor, në Kosovën e lirë, është kthyer në përjetësi në shtatore heroi i kombit, Ilaz Kodra

Fatmir Limaj: Masakra e Reçakut është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar masakrën e Reçakut, me rastin e 20 vjetorit të ditës së saj. Sipas tij, kjo masakër është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët. “20 vite me parë, në Reçak forcat policore serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë, e cila tronditi edhe opinionin ndërkombëtar. Në këtë ditë kujtojmë me pitet dhe krenari 45 qytetarë burra e gra, fëmijë e të moshuar  të cilët u masakruan barbarashit nga ana e forcave serbe. Masakra e Reçakut është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët. Ata synonin shfarosjen, shkatërrimin dhe largimin e njerëzve tanë nga vendi ynë. Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë falënderues ambasadorit William Wallker i cili I sensibiizoi botën për krimin që po kryenin  serbët mbi njerëzit e pafajshëm në Kosovë. Masakra e Reçakut mobilizoi botën demokratike për t’i dal në krah Kosovës. Kosova do t’i nderoje dhe kujtoj përgjithmonë dëshmoret dhe martirët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kombit”, ka shkruar Limaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …