Fatmir Limaj: Nisma Socialdemokrate do t’i ketë një nga prioritetet kryesore investimet në bujqësi

Fatmir Limaj: Muja dhe të gjithë dëshmoret e Kombit janë më meritorët për lirinë e vendit ata janë themeli i lirisë sonë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar Mujë Krasniqin në 20-vjetorin e rënies. Limaj ka thënë se përvjetori i Mujës dhe 40 bashkëluftëtareve të tij këtë vit është më i veçantë. Pikërisht në këtë ditë, Limaj ka thënë se po realizohet një nga amanetet e dëshmorëve të UÇK-së, e që ishte Ushtria e Kosovës. “Në prag të 20-vjetorit të rënies se një prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtareve të tij, kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”. Rënia heroike e Mujës dhe 40 bashkëluftëtarëve të lirisë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria e djemve dhe vajzave më të mirë të këtij vendi për ta vazhduar rrugën drejt Lirisë. Mujë Krasniqi ishte shembull më i mirë i një luftëtari të zottë dhe një prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës. Përvjetori i Mujës dhe 40 bashkëluftëtareve të tij këtë vit është më i veçantë. Pikërisht në këtë ditë do të realizohet një nga amanetet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës që ishte; Ushtria e Kosovës. Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë e vendit. Ata janë themeli i lirisë sonë. Kosova do t’i nderojë përjetë të gjithë dëshmorët e Kombit! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kombit!”, ka shkruaj Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …