Fatmir Limaj: Fatkeqësisht nuk u dëgjua dëshira e qindra njerëzve për një fron të përbashkët PDK - Nisma

Fatmir Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin e të tjerët nuk do të kishte UÇK dhe pa UÇK nuk do të kishte liri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për procesin e tij gjyqësor në Hagë dhe proceset gjyqësore të EULEX-it, si dhe për zhvillimet në vend. “Pa këta njerëz, Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin e të tjerët nuk do të kishte UÇK dhe pa UÇK nuk do të kishte liri”, ka thënë Limaj. Ai ka thënë se është gabim nga kushdo që i gëzohet shkuarjes së çlirimtarëve në Hagë. Sipas tij, ata janë në Hagë për të mbrojtur luftën çlirimtare. “Kjo nuk është punë individësh. Kjo është për UÇK-në”, është shprehur Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …