Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj thotë se Qeveria ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia, shpreh kundërshti për refuzimin që Kurti i ka bërë projektit të gazsjellësit amerikan Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas marrëveshjes për targat. Limaj ka thënë se partia të cilën ai e drejton prej fillimit i ka dhënë mbështetje institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targat. Kreu i Nismës thotë se shqetësuse është mostrasparenca në këtë proces, pasi ende nuk është bërë publike marrëveshja e plotë. “Nisma Socialdemokrate është e indinjuar me barazimin që i është bërë Njësisë Speciale të Kosovës me kriminelët serbë, të cilët kanë vendosur bllokada duke bllokuar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Faktikisht përmes kësaj marrëveshje qeveria Kurti ka pranuar që në veriun e Kosovës të ushtroj sovranitetin edhe qeveria e Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj. Poashtu, ai ka shprehur kundërshtinë e tij të plotë për refuzimin që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazsjellësit amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …