Fatmir Limaj thotë se Kuvendi i ardhshëm i Kosovës do të vulosë marrëveshjen me Serbinë

Fatmir Limaj thotë se Kuvendi i ardhshëm i Kosovës do të vulosë marrëveshjen me Serbinë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka mbajtur takim me strukturat e Nismës në Fushë Kosovë. Në sallën e mbushur me njerëz, janë prezantuar edhe kandidatët për deputetë të Nismës nga kjo komunë. Limaj foli dhe për shumë çështje tjera, ku ndër të tjera tha se ai ka përvojën e duhur në shumë procese shtet-formuese. Ai qytetarëve iu kërkoi që të votojnë kandidatët e duhur për deputet, e sipas tij më të mirët janë ata të Nismës duke shtuar se Kuvendi i ardhshëm do të vulosë marrëveshjen me Serbinë. Duke përmendur partitë e tjera politike Limaj tha se oferta e duhur për qytetarët janë ata, pasi sipas tij në njërën anë janë ata që gjithë ditën shahen, dhe tjerët që gjithë ditën mashtrojnë. Fjalë të mira për Fatmir Limajn pati sekretari i përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, i cili tha se kandidati i koalicionit të tyre është kandidati që do të fitojë zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tij,ai ka të gjitha aftësitë për një gjë të tillë. Ai tregoi arsyet pse duhet votuar Fatmir Limaj për kryeministër, e ato siç tha, janë sprovat e mëhershme dhe mos shantazhimi i deritanishëm. Ndërkaq, kryetari i Degës së Nisma në Fushë Kosovë, Driton Ademi tha se Nisma do t’i bëjë zgjidhje të gjitha kërkesave të qytetarëve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …