Ministri Shala në përkrahje të prodhuesve vendorë

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, në një postim të tij në facebook ka thënë se: Përkrahja e prodhimit vendor ka qenë kryefjala dhe kryefokusi i MTI-së, gjatë mandatit tim. Jo vetëm me masa mbrojtëse, por edhe me grante e subvencione, për ta rritur prodhimin e punësimin, për ta rritur eksportin. Jam shumë i lumtur që si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me KIESA-në, kemi mundësuar që prodhuesit nga Kosova të prezantohen nëpër botë. I tillë është rasti i përpunesve të drurit nga Kosova, që po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mobilierisë “M.O.W”, i cili mbahet në Bad Salzuflen në Gjermani. Në këtë panair që do të zgjas deri me 19 shtator, prodhuesit nga Kosova po ekspozojnë produktet e tyre në mesin e mbi 460 ekspozuesve nga rreth 37 shtete të botës. Njëherësh kompanitë nga Kosova po njoftohen me blerës dhe shitës të shumtë të cilët po vizitojnë këtë panair. Do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, ka thënë në një postim të tij në facebook Ministri në detyrë Endrit shala.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …