Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një takim para qytetarëve të komunës së Malishevës, ka shpalosur programin e partisë së tij. Edhe në këtë takim, Limaj deklaroi se prioritet i partisë së tij në qeverisje të vendit së bashku me PDK-në dhe AAK-në, parti këto me të cilat është në koalicion parazgjedhor, është punësimi i qytetarëve të vendit.“NISMA për Kosovën ka vendosur që më në Kosovë nuk do të ketë familje pa të punësuar. Janë disa qindra familje në Malishevë që se kanë asnjë punësuar, ata do të kenë përparësi. Pra ne së pari do të bëjmë punësimin e 25 mijë njerëzve, nga 25 mijë familje që nuk kanë asnjë të punësuar”, deklaruar Limaj para qytetarëve të Malishevës.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …