Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Vendosja e monumenteve në malet e Berishës synon të na sjell në kujtesë ditët e nderit dhe lavdisë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ishte i pranishëm sot në përurimin e kompleksit “Kodra e UÇK-së”, në fshatin Ngucat të Malishevës. “Ndërsa, sot, simbolika e kësaj kodre është po aq sa në atë kohë, kur në Prekaz krisi pushka, ku në atë moment Serbia e kishte ngritur në këmbë gjithë Kosovën, më ç’rast Ushtria Çlirimtare e Kosovës jehoi kudo, madje edhe në këtë kodër, në të gjitha fushat e malet e Berishës, tha Limaj.  Gjithashtu ai theksoi se, është moment i veçantë, fakti se përurimi i këtij kompleksi, po bëhet, pikërisht në ditën e dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari – Kumanova. “Vendosja e monumenteve në vargmalet e Berishës, ka për objektivë të ketë në kujtesë ato ditë heroike, të nderit, sakrificës e lavdisë së kësaj zone, të këtyre njerëzve, atyre burrave e grave që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës dhe atyre që sot janë gjallë”, tha Limaj. Ai ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë veteranët, iniciatorët e fshatit Ngucat dhe për shumë burra e gra të cilët kanë kontribuuar për të lartësuar këto shkronjat e arta e të shenjta UÇK.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …