Brickos

Kudusi Lame: Figura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ngritet në atë përmasë që ishte dhe asgjë më shumë

Kudusi Lame: Figura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ngritet në atë përmasë që ishte dhe asgjë më shumë

Sot në fshatin Ngucat të Malishevës, është bërë përurimi i kompleksit “Kodra e UÇK-së”, ku janë ekspozuar shkronjat UÇK, në shenjë nderimi për luftën çlirimtare dhe sakrificën e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe gjenerali Kudusi Lame cili të partishmeve iu drejtua më një fjalë rasti. “Ndjehem shumë i lumtur që sot marrë pjesë në këtë ditë tepër të veçantë. Të mbështetësh shpatullat tek Ushtria Ççlirimtare e Kosovës, te ky simbol përfaqesues i asaj vepre të madhe që ndërtuan djemtë dhe vashat, burrat dhe gratë e këtij vendi dhe ata që vendosën themele të forta për të ardhur deri këtu është diçka shumë madhështore. Unë dua të them diçka nga shpirti, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i ndërtojmë përmendore të kësaj natyre është më shumë vlerë por sikur një përmendore të tillë ta ngrijmë në qiellin e Kosovës dhe të rrijë atje lartë, nuk i dalim borxhit asaj vepre të madhe. Mjeri ai që nuk e di këtë, mjeri ai që nuk orientohet drejt për të gjetur orientimin se pa gjakun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa luftën e pa shterrshme të luftëtarëve ne sot nuk do të ecnim në jetën e lirë dhe nuk do të kishim të lira trojet mbi të cilat sot sundojnë shqiptarët. Unë uroj të gjithë shqiptarët për të ndërmarrin vepra për të ngritur figurën e UCK-së në atë përmasë që ishte dhe asgjë më shumë”, ka thënë ai në fjalën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …