Brickos

Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra në postin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë

Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij në postin e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë. Lajmin e bën të ditur kryeministri Rama, i cili në vend të ministrit Xhafaj ka emëruar Gjeneral Sandër Lleshin. Ende nuk është publikuar një arsye zyrtare për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Xhafaj, por spekulohet se ai ka qenë i akuzuar nga opozita muajt e fundit për mbështetje të të vëllait në trafikun e lëndëve narkotike. Situatë kjo e lidhur ngushtë edhe me audio-përgjimin “Babale”, ku Albert Velia, pretendon se flet me të vëllanë e ministrit, akuza të hedhura poshtë si nga Xhafaj, por edhe nga kryeministri Rama. Aktualisht ministri i ri i Brendshëm mbante postin e këshilltarit të kryeministrit për çështjet e sigurisë. Pas vitit 2010 ai ka qenë në rolin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në 2013-ën ai u shkarkua bashkë me dy gjeneralë të tjerë nga ish- kryetari, Nishani.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …