Fatmir Limaj dhe Endrit Shala fillojnë ndërtimin e zonës ekonomike në Therandë

Fatmir Limaj dhe Endrit Shala fillojnë ndërtimin e zonës ekonomike në Therandë

 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, gjatë përurimit të nisjes së punimeve për ndërtimin e infrastrukturës fizike të zonës ekonomike në Shirokë të Suharekës, siguroi të gjitha bizneset se do të punojë shumë në krijimin e kushteve që ta kenë sa më te lehtë të bërit biznes. Shala theksoi se investimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë prej 2.4 milionë euro në zonën ekonomike të Suharekës, bën kompletimin e infrastrukturës fizike dhe funksionalizimin e tërësishëm të saj.  Ky është investim i MTI-së, që kap vlerën 2.4 milionë euro dhe me këtë do të përmbyllët e gjithë infrastruktura fizike e parkut të biznesit në Therandë. Ashtu siç e tha edhe zëvendëskryeministri Limaj, unë sot përmes jush dua t’i siguroj të gjitha bizneset për përkushtimin tim dhe të MTI-së, që bizneseve do t’iu ofrojmë kushte që ta kenë më të lehtë të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë ministri Shala.

Zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj, theksoi se Qeveria e Kosovës ka mbajtur premtimin për parkun e biznesit, dhe sipas tij, po përmbyllet një projekt që është promotor i zhvillimit ekonomik të Suharekës, por edhe regjionit të Prizrenit. “Qeveria e Kosovës ka mbajtur premtimin për parkun, dhe zyrtarisht do të përfundojë një herë e mirë, dhe t’i krijojë qasje në autostradë. Ndihem krenar që sot kemi ardhë me përmbyllë një projekt të madh që është promotor i zhvillimit jo vetëm Suharekës, por edhe gjithë regjionit të Prizrenit,” theksoi Limaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …