Faton Mehmetaj & Ramush Ahmetaj: Pjesëmarrja e bellagjive në Betejën e Loxhës - I

Faton Mehmetaj & Ramush Ahmetaj: Pjesëmarrja e bellagjive në Betejën e Loxhës – I

Para se të fillonte Beteja e Logjës më 6 korrik 1998, ishte punuar nga Zona Operative e Dukagjinit për krijimin e kushteve për formimin e vijës frontale, përgjatë magjistrales Pejë – Deçan – Gjakovë. Formimi i kësaj vije frontale përgjatë magjistrales e kishte rrezikuar dhe pezulluar dukshëm lëvizjen e forcave serbe me mjete të blinduara dhe çfarëdo lëvizje tjetër në formë të lirë. Kësaj vije mbrojtëse, që gjithmonë ishte e gatshme për t’i sulmuar herë pas here forcat serbe, i kishte dhënë mbështetje të fuqishme edhe formimi i zonave të lira të kontrolluara nga njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në hapësirën përgjatë brezit kufitar shqiptaro-shqiptar, duke filluar nga Smolica që ishte një vatër e fuqishme e qëndresës, Morina, Vokshi, Juniku e fshatrat tjera të Rekës së Keqe.

Qëndresa e luftëtarëve të lirisë në këtë rajon, luftës në Dukagjin por edhe më gjerë, i dha dimensione të mëdha, sepse përmes kësaj zone u fut në Kosovë, pothuajse gjithë armatimi i luftëtarëve të lirisë që u shpërnda në të gjitha vatrat e luftës në mbarë Kosovën.

Një pozicion me rëndësi të madhe strategjike e kishte edhe fshati Loxhë, për vetë faktin se ishte shumë afër qytetit të Pejës, ishte urë lidhëse mes zonave të kontrolluara nga UÇK-ja dhe qytetit të Pejës, por ishte edhe afër bazës ushtarake serbe të Zagermës dhe fshatit Gorozhdec, ku ishin të stacionuar shumë paramilitarë serbë. Andaj, ekzistimi i UÇK-së në Loxhë përbënte një rrezik permanent për forcat serbe.

Pikat ku ishin pozicionuar ushtarët e UÇK-së në Loxhë e Raushiq përkonin me vijën frontale përgjatë rrugës magjistrale Pejë – Deçan. Një pozicion të tillë e kishte edhe Strellci, Isniqi, Lluka e Epërme, Carrabregu, Prejlepi, Rastavica, Hereqi, Dujaka etj. Në anën tjetër, pozicionet mbrojtëse në Loxhë e Raushiq, që vazhdimisht rrezikonin lëvizjet e forcave serbe përgjatë magjistrales, kishin një rol tepër të rëndësishëm edhe për faktin se në këtë vijë të frontit mbroheshin edhe fshatrat e Lugut të Baranit deri në Gllogjan të Pejës. Për ta përforcuar këtë vijë edhe më shumë në muajin maj‘98, fshati Loxhë i kishte dërguar mbi pesëmbëdhjetë djem për t’i stërvitur në artin luftarak dhe për të mësuar përdorimin e armëve në fshatin Gllogjan të Deçanit, që tashmë ishte bërë njëra ndër bazat kryesore të UÇK-së, ku çdo ditë në radhët e UÇK-së rekrutoheshin qindra vullnetarë të rinj, të ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Në këtë grup bënin pjesë: Rexhë Ademaj, Zenun Shala, Isuf Shala, Afrim Ademaj, Bekim (Shaban) Ademaj, Bekim Shala, Jeton Morina, Blerim Ademaj, Afrim Shala, Luan Ademaj, Tahir Ademaj, Tahir (Sali) Shala, Albert Shala, Bardhyl Rexhepaj, Burim Shala, Mustafë Emin Shala, etj. Në atë kohë, Shtabi lokal i UÇK-së së fshatit Loxhë kishte këtë përbërje: Shaban Shala, komandant; Haki Shala, zëvendëskomandant dhe, Shpend Ademaj, Hysen Morina, Brahim Ademaj, Sadik Rexhepaj, Muhamet Shala dhe Ukë Shala, anëtarë të Shtabit. Fillimisht, me të shpërthyer të luftës frontale në disa fshatra të komunës së Deçanit, të Gjakovës e Pejës, madje edhe të rajonit të Drenicës, Loxha kishte luajtur një rol të rëndësishëm në strehimin e popullatës së zhvendosur nga vatrat e luftës. Me qëllim të përforcimit dhe mbështetjës së vijës frontale në Loxhë, në një mbledhje të Shtabit Operativ të Rrafshit të Dukagjinit, të kryesuar nga komandanti Ramush Haradinaj, e cila u mbajt në muajin maj 1998 në Irzniq, u vendos që Loxhës, për shka të pozitës që kishte dhe për shkak që pritej nga dita në ditë të sulmohej nga forcat serbe, iu dha përparësi që një grup i djemve të këtij fshati urgjentisht të shkojnë për të marrë armatim në Shqipër. Në këtë rast Loxha ishte edhe njëra ndër pikat strategjike të UÇK-së, sepse aty nuk mbrohej vetëm Loxha por një regjion shumë më i gjerë.

Përgjegjës i grupit të parë të pjesëtarëve të UÇK-së nga Loxha që nisen për furnizim me armë në Shqipëri, caktohet Haki Shala. Pa vonuar shumë, ky grup kthehët nga Shqipëria duke sjelljellur një sasi të konsiderueshme armatimi. Me të arritur të këtyre armëve formohet vija e frontit dhe caktohen pikat e përgjegjësisë. Pas arritjës së armatimit dhe përforcimeve në vijat e frontit me 15 korrik 1998 u përgaditë edhe një grup prej shtatëmbëdhjetë djemëve për të shkuar përsëri në Shqipëri për të sjellë sasi të nevojshme armësh. Mirëpo në këtë rast për shkak të vështirësive të shumta në furnizim dhe keqësimit të gjendja në kufirin shqiptaro-shqiptar sidomos në drejtim të Jasiqit e Junikut, ata nuk mundën të ktheheshin shpejtë, bëhët fjalë, para se të fillonte lufta në Loxhë. Tri katër ditë para se të fillonte Beteja e Loxhës kishte ardhur Tahir Zemaj me disa ish-oficer të ish-UJ-së të cilët ishin sistemuar fillimisht në Isniq e Prapaqan, për t’u vendosur pastaj në lokalet e Shkollës Fillore “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, në Kazermën e cila ishte ngritur kohë më parë me kontributin e Shtabit të Zonës së Dukagjinit si Qendër Stërvitore për stërvitjen dhe rekrutimin e ushtarëve të rinj. Kazerma në Prapaqan ndodhej në vend të përshtatshëm strategjik, në brendi të Zonës së Lirë. Në mbrëmje të datës 5 korrik 1998, me urdhër të komandantit të Sh.O.RR.D. të UÇK-së, Ramush Hradinajt, në Llukë të Poshtme thirret një takim i përbashkët me eprorët e Qeverisë së Bukoshit që kishin ardhur në Prapaqan. Në atë takim Tahir Zemaj dhe eprorët tjerë u dakorduan që të bashkohen dhe të bashkëveprojnë me strukturën e Zonës Operative të Dukagjint, sepse dyert ishin të hapura për të gjithë ata që donin ta ndihmonin luftën çlirimtare. Në këtë takim Tahir Zemaj dhe eprorët tjerë që kishin ardhur me të, i kishin marrë detyrat për punët në vijim nga Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj. Ramushi në këtë takim, pos tjerash, kërkoi zyrtarisht nga eprorët e ardhur nga jashtë që ti ndihmojnë vijat e frontit me eprorë të cilët kishin ardhur si njerëz të zanatit. Me theks të veçantë, kërkoi që të ndihmohet vija e frontit në Loxhë e Raushiq që ishte më e rrezikuara. Paraprakisht një urdhër të tillë, komandanti i Zonës, ua kishte dhënë edhe shtabeve lokale të UÇK-së, kur dy ditë para se të ndërmirrej sulmi ishin vërejtur lëvizje të shtuara të forcave serbe në drejtim të pozicioneve tona në Loxhë. Shaban Shala, komandant i Shtabit të UÇK-së për këtë fshat, lajmëron Shtabin Operativ të Rrafshit të Dukagjinit, me ç’rast komandanti Ramush Haradinaj urdhëron të gjitha njësitë vartëse të prapavijës që të shkojnë në përforcim të vijës së frontit në Loxhë. Duhet përmendur se kontribut të madh në këtë betejë dha edhe eprori i palodhur Skënder Çeku, tani dëshmor i kombit i rënë heroikisht në betejën e dytë të Loxhës. Beteja filloj me 5 korrik 1998 në orën 6 të mengjesit. Mirpo para se forcat serbe të ndërmerrnin sulmin e parë masiv të organizuar kundër Loxhës, në këtë vijë të frontit tri-katër herë kishte pasur shkëmbime të rrepta zjarri në mes të luftëtarëve të UÇK-së të pozicionuar në Loxhë e Raushiq, dhe forcave serbe, të cilat kishin tentuar t’u afroheshin pozicioneve tona. Po at ditë, më 5 korrik, kah mesi i ditës, kishte ardhur Vojsllav Shesheli në Pejë. Ai e kishte vizituar edhe Kombinatin e Lëkurë-Këpucëve në Pejë dhe Gorozhdecin. Madje Shesheli i kishte urdhëruar njësitë e tij paramilitare t’ia sigurojnë rrugën që të merr pjesë vetë në luftime. Duhet cekur se  disa njësi të UÇK-së kishin shkuar në Logjë një ditë para se të fillonte Beteja e Loxhës. Në mesin e tyre ka qenë edhe njësia e Hasan Ahmetajt e përbërë nga Demush Ahmetajn, Ramush Ahmetaj, Fadil Hysenaj, Sadri Ahmetaj, Bashkim Ahmetaj (vllëzër nga Belleja), Skënder Ahmetaj, Shaban Ahmetaj, Adem Beka, Xhavit Thaçi, Bekë.S.Shala, Ragip Shala, Shaban Gërvalla, Sejdi Gërvalla, Atëdhe Beka, Avdyl Shala, Xhavit Shala, Shefqet Krasniqi, Zymer Thaçi etj. Një pjesë e grupit të Hasan Ahmetajt kishin shkuar në Loxhë një ditë para se të fillonte beteja, dhe ishin vendosur në shtëpinë e Zeqir Demë Shalës nga Loxha, pra ishin vendosur në lagjen e Shaljanve. Përgjegjësit e fshatrave Loxhë, Broliq, Kryshec dhe Dubovikë në mbrëmje të datës 5 korrik u takorduan për ndarjen e përgjegjësive, përforcimin e pikave dhe mbikqyrjen e pozicioneve ku ato ishin caktuar. Meqë Broliqi kishte pesë muaj që ishte armatosur dhe kishte kaluar prova të suksesshme nëpër beteja, Hashim Shala, si komandant i Shtabit të UÇK-së së fshatit Broliq, urdhërohet nga komandanti Ramush Haradinaj, që në mbrëmjen e pesë korrikut të shkon në Loxhë. Hashimi niset për në Loxhë me dhjetë ushtarë. Me të arritur atje, takohet me komandantin e Shtabit të Loxhës, Shaban Shalën, i cili e njofton me gjendjen aktuale. Pas kësaj, së bashku me përgjegjësit e fshatrave Dubovikë dhe Kryshec hartojnë planin e mbrojtjes. Shtabi i Broliqit nënë udhëheqjen e Hashim Shalës me të marrë të informacionit se Shesheli kishte arritur në Gorozhdec, ngarkohet me detyra për ta përcjellë situatën në fshatrat përreth. Para se të fillonte beteja e Loxhës njësia e Hasan Ahmetajt e kishte rrethuar shtëpinë e një serbi i cili ishte paramilitar dhe se dyshohej që në shtëpinë e tij ka edhe paramilitar tjerë. Ata e kishin marrë pronarin e shtëpisë së atij serbit në mengjes, dhe pas kësaj menjëhere kishin reaguar forcat serbe. Në këtë rast edhe grupi i Hashim Shalës së Broliqit me origjinë nga Belleja iu kishin kundërpërgjigjur forcave të policisë dhe njësive paramilitare serbe që kishin sulmuar Loxhën. Incidenti tjetër që ishte shkaktar për tu përhapur lufta në shpejtësi të po asaj dite (5 korrik ’98”), në Loxhë ishte kur një patrullë e policisë serbe kishte ardhur për ta përcjellë serbin Millan Damjanoviq. Ata tek trafoja e fshatit në rrugën që shpie për Graboc e Llozhan, ndeshen me rojet e fshatit Loxhë, të cilët po sa e vërejtën policinë serbe hapin zjarr në drejtim të tyre. Gjatë kësaj përleshje, që shënon fillimin e ofensivës serbe kundër Loxhës, plagoset rëndë ushtari Tahir (Sali) Shala, (35) nga fshati Loxhë i cili vdiq gjatë transportimit për në spitalin ushtarak në Irzniq, si pasojë e plagëve të marrura gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes palëve ndërluftuese.

Ndërsa në  anën e forcave serbe vriten dy policë serbë. Në këtë rast luftëtari Gëzim Ademaj, reagon shpejt, dhe në kundër përgjigje ndaj tyre, arrin t’ua marrë edhe makinën “Nivë” me të cilën kishin ardhur deri aty. Pozicionet e vijës së frontit të UÇK-së në Loxhë përfshinin një vijë mjaft të gjërë ku u zhvilluan luftime të rrepta. Këto pozicione ishin përforcuan dukshëm një ditë para sulmit të forcave serbe në Loxhë. Këto pozicione u mbrojtën denjësisht nga ana e luftëtarëve të UÇK-së. Me qëllim të përforcimit dhe të sigurimit të vijës frontale. Përgjegjësit e fshatrave Loxhë, Broliq, Kryshec dhe Dubovikë në mbrëmje të datës 5 korrik bënë ndarjen e përgjegjësive në këto pika: Pika e parë e vijës së frontit ka qenë në hyrje të fshatit Loxhë, tek shtëpia e Rexhep Sadrisë; pika e dytë mbi shtëpi të Halil Morinës; pika e tretë tek shtëpia e Haxhi Salihut, ku në betejën e dytë të Loxhës, bie heroikisht djali i Haxhiut, luftëtari Rexhë Morina; pika e katërt tek shtëpia e Isuf Arifit; pika e pestë tek shtëpia e Vesel Imerit; pika e gjashtë tek Aruçët; pika e shtatë tek shtëpia e Vesel Ademit, pika e tetë tek shtëpia e Brahim Alisë. Pika ndihmëse të vijës së parë frontale ishin edhe tek Hajrati, tek Podi i Bingjes dhe tek Xhamia e fshatit. Siç u tha edhe më lartë luftimet në Loxhë kishin filluar në ora 06.00 e mëngjesit. Në keto luftime kanë marrë pjesë djemtë e Gllogjanit bashkë me komandant Ramushin dhe disa oficer të shtabit të Zonës Operative të Dukagjinit. Njësia e fshatit Jabllanicë (Shqiponjë) dhe fshatrave të tjera të Dushkajës, djemt e fshatit Broliq të cilët veç kishin shkuar në Loxhë një natë para se të fillon sulmi, sikurse kishin shkuar edhe Duboviku, Krysheci, Prapaqani etj. Të gjitha këto njësi ishin nën komandën e Shtabit Operativ të Rrafshit të Dukagjinit, me komandant Ramush Haradinajn. Lufta kishte zgjatur gjatë gjithë ditës. Ka ora 12.00h kishte shkuar edhe një njësi nga Kazerma e Prapaqanit e udhëhequr nga Tahir Zemaj dhe disa ish-oficer të ish-UJ-së bashkë me disa ushtarë që i kishte dërguar Ramush Haradinaj në Kazermen e Prapaqanit për tu stervitur. Me këtë njësi, në mesin e shumë të tjerëve kishte qenë edhe Atëdhe Beka nipi i Hasan Ahmetajt, Bashkim Ahmetaj i vëllai dhe Bekim Ahmetaj djali i agjes së Hasanit. Ishte e kuptueshme se sulmet kryesore priteshin të vinin nga drejtimi i Pejës dhe Gorozhdecit, prandaj ishte vendos që në këto pika të përqendroheshin ushtarët që kishin dhënë prova lufte. Në drejtim të Pejës, pra në pikën e parë, në lagjen e Morinëve u vendosën ushtarët e Broliqit të udhëhequr nga Hashim Shala, kurse në lagjen e Shaljanve kah pjesa e Oruqve ishin vendosur njësia e Hasan Ahmetajt nga Belleja të kombinuar edhe me disa ushtarë të Loxhës e Dubovikut.

Në këtë drejtim u caktua edhe një grup vëzhgues nga fshati Loxhë i cili kishte detyrë, për të sinjalizuar ardhjen e forcave serbe. Në grupin e luftëtarëve të Broliqit bënin pjesë edhe pesë ushtarë nga Lumbardhi që kishin shkuar me Deli Lekajn. Në drejtim të Gorozhdecit u vendosën ushtarët nga Krysheci të kombinuar me ushtarë të Loxhës, ndërsa në anën e Grabocit u vendosën ushtarët e Dubovikut që kishin shkuar bashk më Hasan Ahmetajn të kombinuar me një pjesë të ushtarëve të Loxhës, ndërsa në anën e Raushiqit në pjesën e Qerhoneve ishte vendosur një pjesë e njësitit të Hasan Ahmetajt që drejtohej nga Ramush Ahmetaj. Gjatë asaj kohe Ramush Ahmetaj bashkë me Adem Bekën kishin shkuar në pikën tek Qerhonet dhe e kishin tërhequr një pjesë të armatimit të fshatit që e kishin sjellë një ditë më parë disa luftëtar të Loxhës nga Shqipëria.

Në atë drejtim ishin vendosur edhe ushtarët e Loxhës dhe të Raushiqit që sapo ishin armatosur. Vlenë të ceket se grupi i bellagjive, ushtarët me origjinë nga Belleja kanë qëndruar aty edhe dy javë pasi kishte përfunduar beteja, por kanë marrë pjesë edhe në Betejën e dytë të Loxhës. Një kontribut të madh në luftimet e Loxhës e kishte dhënë edhe Nuredin Gërvalla (Dëshmor) i cili ka qenë i angazhuar në vijat e frontit, ku e kërkonte nevoja.

Në këtë drejtim ka qenë e pozicionuar edhe njësia ushtarake e Skënder Çekut. Ndersa në të hyrë të Raushiqit, ishin të pozicionuara njësitë e fshatrave të Lugut të Baranit. Në këtë luftë kanë marrë pjesë edhe luftëtarë nga Peja dhe Gjakova, të cilët kohë më parë i ishin bashkangjitur UÇK-së dhe e mbanin vijën frontale jo shumë larg nga asfalti i rrugës Pejë-Deçan. Gjatë luftimeve këta luftëtarë i mbronin krahët dhe prapavijën e luftëtarëve që rezistonin në vijën frontale në Loxhë. Në këtë Betejë ishte aktivizuar edhe njësia e fshatit Loxhë e cila udhëhiqej nga Shaban Shala i cili ishte komandant i fshatit. Atë natë në Loxhë nga Broliqi kanë qenë luftëtarët Hashim Shala, Nazmi Gashi, Hajdar Gashi, Bekim Gashi, Burim Gashi, Ragip Lulaj, Murat Lulaj, Xhevat Gashi, Bashkim Shala, nga Belleja njësia e Hasan Ahmetajt e përbërë nga Demush Ahmetajn, Ramush Ahmetaj, Fadil Hysenaj, Sadri Ahmetaj, Bashkim Ahmetaj (vllëzër nga Belleja), Skënder Ahmetaj, Shaban Ahmetaj, Adem Beka, Atëdhe Beka, nga Duboviku: Xhavit Thaçi, Bekë Smajl Shala, Ragip Shala, Isa Gërvalla Shaban Gërvalla, Sejdi Gërvalla, Avdyl Shala, Xhavit Shala, Shefqet Krasniqi, Zymer Thaçi, Smajl Berisha, Daut Berisha, Idriz Shala, Smajl Berisha, Daut Berisha etj, nga Kryesheci: Muhamet Berisha, Sylë Gashi, Zeqë Gashi, Selman Gashi, Xhevat Gashi, Sefedin Gërvalla, Shaban Gashi, Enver Berisha, Rrustë Berisha, etj. Duke parë situatën tepër serioze dhe duke pasur parasysh se pozicionet e luftës nuk ishin të përforcuara, Hashim Shala në mesnatë kërkon përforcime të reja nga bashkëluftëtarët e tij, të cilat arritën në orën 5.00 të mëngjesit. Tani kishte 30 ushtarë, në mesin e të cilëve edhe dy boshnjak (minoritar) nga Fusha e Thatë: Shaban Miqunoviq dhe Osman Markoviq, që ishin të dalluar në frontet e luftës. Kontribut të çmueshëm në betejën e parë të Loxhës, ka dhënë edhe luftëtari Adem (Hazir) Delia nga Zhebeli i Ri, më vonë komandant toge në Brigadën 132 “Myrtë Zeneli”, i cili do të bie heroikisht gjatë luftimeve të zhvilluara në prill të vitit 1999. Duhet cekur se Beteja e Loxhës është një histori më vete, jo vetëm për faktin se ishte një ballafaqim spartanian i atyre pak luftëtarëve të vërtetë të saj, përballë një makinerie dhe force me tendencë e fuqi shfarosëse, në një terren lufte, ku përveç vullnetit dhe motivit për t’u flijuar, gjithçka tjetër ishte në favor të armikut. Në këtë betejë kaq të ashpër ishte plagosur rëndë edhe Binak Dinaj, përgjegjës i shtabit të UÇK-së së fshatit Raushiq, i cili tregoi heroizëm të pashoq, madje humbi edhe njërin krah në këtë luftë. Qëndresa dhe heroizmi i Binak Dinajt, e bënë atë, njërin ndër luftëtarët më të spikatur të kësaj beteje. Në betejën e Loxhës është plagosur edhe përgjegjësi i fshatit Broliq Hashim Shala, pastaj Shaban Peçinoviqi nga Prapaqani boshnjak në radhët e UÇK-së. Në Betejën e Loxhës ishte plagosur rëndë edhe ushtaraku Faruk Xhemajli dhe Imer Elezaj, nipi i Sylë Alisë nga Belleja. Më 6 korrik 1998, rreth orës 6.00 të mëngjesit disa luftëtarë dubovikas në Loxhë kishin rrethuar shtëpinë e serbit të njohur me emrin Zvonk Vujosheviq, i cili thirrjes për dorëzimin e armëve i përgjigjet se armët do t’ia dorëzon vetëm komandantit të Loxhës. Në këtë rast ndërhyjnë edhe dy fshatarë të Loxhës duke reaguar se ai kinse është i pafajshëm dhe nuk ka bërë probleme në fshat. Siç u pa më vonë, në këtë shtëpi që gjendej në periferi të fshatit, ishin stacionuar pesë snajperistë serbë të përgatitur për sulmin e të nesërmes. Më vonë Zvonko kishte dorëzuar 18 pushkë automatike. Por barrikadimi i forcave serbe në këtë shtëpi për njësitë e UÇK-së kishte pasoja të rënda, sepse pikërisht nga ky vend rreth orës 12.00, vriten luftëtarët Enver Alaj, Rrustem Bruçi e Lumni Surdulli, në shtëpinë-bunker të Zvonk Vujosheviqit. Enveri ishte njëri ndër të rinjtë më të zëshëm dhe më aktivë në demonstratat antiserbe të organizuara në Deçan, pas masakrës çnjerëzore të kryer mbi familjen Jasharaj në Drenicë. Ndërsa pas betejës së 24 marsit ’98 në Gllogjan, u bashkohet radhëve të UÇK-së, për të punuar, vepruar e luftuar me heroizëm të pashoq  deri në rënien heroike. Poashtu edhe Rrustem Bruçi, kur ishte dhënë kushtrimi i lirisë, gjendej me punë të përkohshme në Gjermani, dhe iu përgjigj zërit të atdheut. Rrustemi ishte dalluar si atdhedashës dhe revolucionar edhe më herët, ishte pjesëmarrës aktiv në demostratat e vitit 1981. Në këto demostrata Rrustemi ishte kapur nga policia dhe ishte burgosur.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …