leoni

Fatos Klosi

Fatos Klosi: Ardhja e muxhahedinëve në Shqipëri është një shërbim i vogël që ne i bëjmë Amerikës

Ardhja e muxhahedinëve në Shqipëri është një shërbim i vogël që ne i bëjmë Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt mbështetjes së saj të madhe. Kështu e konsideron ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një koment për gazetën “Shekulli”, ardhjen edhe të rreth 2000 muxhahedinëve në vendin tonë. Sipas Klosit pavarësisht numrit kjo nuk mund të konsiderohet aspak një shqetësim për sa kohë që muxhahedinët e ardhur më herët nuk kanë sjellë asnjë lloj shqetësimi për vendin tonë. Ai i konsideron si xhelozi dhe komentet e mediave të vendeve të rajonit të cilat e kanë konsideruar ardhjen e muxhahedinëve në Shqipëri, si rrezik për gjithë rajonin. “Ardhja e muxhahedinëve në vendin tonë është si problemi i armëve kimike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë bërë aq shumë jo shërbime, por gjëra edhe më të mëdha kështu që ne kaq kemi mundësi t’u bëjmë për ta”, shprehet Klosi. Ai thekson se kurrsesi ardhja e tyre nuk mund të konsiderohet si problem për sa kohë që në vendin tonë ka tashmë një numër të madh muxhahedinësh të cilët nuk kanë krijuar asnjë lloj problemi. “Komente ka plot, por unë di grupin e parë që nuk ka krijuar asnjë shqetësim. Ata janë në qejfin e tyre madje na kanë dhënë neve mësim për mënyrën si e kanë organizuar jetën, si jetojnë paqësisht. Ata vijojnë të jenë këtu. Pse nuk pyesin çfarë bëjnë ata, sa të rrezikshëm kanë qenë por merren me këto zhurmat. Unë nuk shoh asnjë problem”, shprehet ai. Sa i përket numrit më të madh të muxhahedinëve që pritet të vijnë në Shqipëri, Klosi shton se : “Aq ishin edhe më parë, por nuk e shoh absolutisht si problem”. Edhe komentet e medieve të huaja për një rrezik të mundshëm, Klosi i konsideron vetëm si xhelozi. (Shekulli)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …