Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka nda me qytetarët lajmin e mirë, që ka të bëj me projektin e rrugës “Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës. Faza e parë e punimeve tashmë ka përfunduar, dhe mbasditën e sotme kjo rrugë është hapur për qarkullimin e veturave dhe mjeteve tjera të transportit të udhëtarëve, nën 3.5 ton. Jam tejet i lumtur që në afat rekord faza e parë e realizimit të këtij projekti tashmë ka përfunduar, dhe kjo është bërë falë një pune të madhe nga punëkryesi, madje duke punuar edhe me orar të zgjatur, me qellim që kjo rrugë të jetë funksionale për festat e fundvitit. Faza e dytë e projektit për rregullimin dhe zgjerimin e hapësirës në rrugën “Ibrahim Mazreku”, që financohet plotësisht nga Komuna e Malishevës, do të filloj sapo të krijohen kushtet optimale për punë, pas festave të fund vitit, ka thënë kryetari Kastrati.