Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi konstaton se Ministria e Mbrojtjes e Serbisë po i fsheh shënimet për pjesëtarët aktivë të Ushtrisë së Serbisë, të cilët janë të akuzuar për krime lufte të kryera në Kosovë. Prokuroria serbe për Krime Lufte në vitin 2013 ka ngritur aktakuzë kundër oficerëve aktivë: Pavle Gavriloviq dhe Rajko Kozlina, të cilët, si pjesëtarë të brigadës së motorizuar të 549-të, bashkë me pjesëtarët e Batalionit të prapavijës, më 25 mars 1999, në Kosovë, në fshatin Tërnje, të Therandës, kanë vrarë 27 civilë – meshkuj më në moshë, gra e fëmijë, përfshirë një fëmijë 4-vjeç. Askush deri tani nuk është dënuar për këto krime të luftës në Kosovë, që i kanë kryer ushtarët dhe milicët e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore
Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …