leoni

Federata e Çiklizmit të Kosovës shprehë shqetësim për numrin e aksidenteve në trafik

Federata e Çiklizmit të Kosovës shprehë shqetësim për numrin e aksidenteve në trafik

Federata e Çiklizmit të Kosovës shprehë shqetësim për numrin e aksidenteve në trafik, të ndodhura në kohët e fundit, ku si cak kanë qenë edhe çiklistët tanë. Së fundmi, pas ditën e 15 qershor, 2017 në ora 19:20, dy nga sportistët e klubit të çiklizmit “AS Prishtina”, – Përparim Ibrahimi dhe Lorik Shabani – janë aksidentuar në aksin rrugor Prishtinë – Llukar, afer pompës së benzinës “Qamerlija”. Prej këtij aksidenti çiklisti, Përparim Ibrahimi është lënduar më rëndë me 41 qepje, dëmtim në qafë, në boshtin kurrizor dhe këmbë, ndërsa Loriku i lënduar kryesisht në fytyrë. Ne si Federatë, kërkojmë nga organet kompetente që të merren me këtë rast dhe me raste të tjera që sportistët tanë të ndihen më të sigurt në trafik. Gjithashtu, kërkojmë nga mediet që rasteve e tilla t’ju jepet më shumë  hapësirë për informim.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …