leoni

Federata e Rusisë, Kina, India dhe disa shtete të tjera të Azisë e Afrikës sot fillojnë manovrat ushtarake

Federata e Rusisë, Kina, India dhe disa shtete të tjera të Azisë e Afrikës sot fillojnë manovrat ushtarake

Federata e Rusisë, Kina,  India dhe disa shtete të tjera të Azisë e Afrikës, sot fillojnë manovrat ushtarake. Në stërvitjet ushtarake njëjavore do të përfshihen  forca të shumta ushtarake  nga Kina, India, Laosi, Mongolia, Nikaragua, Algjeria, Siria, si dhe personel ushtarak nga Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Taxhikistani. Stërvitjet do të përfshijnë manovra të ndryshme në ajër, tokë dhe det, me Rusinë. Flota ruse e Paqësorit dhe Marina e Kinës do të marrin pjesë në veprime praktike të përbashkëta për të mbrojtur komunikimet detare dhe zonat e aktivitetit ekonomik detar, në Detin e Japonisë. Derisa zyrtarët rusë të mbrojtjes kanë thënë se stërvitjet janë thjesht mbrojtëse dhe nuk janë të drejtuara ndaj ndonjë vendi të caktuar, ato  gjithsesi nënkuptojnë luftën e Rusisë, në Ukrainë dhe tensioneve gjeopolitike që kjo luftë ka ngjallur, sidomos  në Kontinentin  Azisë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin, Albin Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti, …