Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Erdogan: Jemi të vetëdijshëm lidhur me zhurmën që po bëhet në Mesdheun Lindor për minimin e interesave të Turqisë

Turqia e di se ata që nxisin prishjen e paqes përmes ngacmimeve në Detin Egje, në çdo moment veprojnë si “mashë” e dikujt tjetër, tha kryetari  Rexhep Tajip Erdoğan, duke iu referuar Greqisë, raporton Anadolu Agency. Ne e dimë se ata që nxisin prishjen e qetësisë në Egje në çdo rast me ngacmimet dhe paturpësinë e tyre janë vetëm masha”, tha Erdoğan në një ceremoni ushtarake në Stamboll. Ai shtoi se Turqia  është gjithashtu e vetëdijshme për zhurmën që po bëhet në Mesdheun Lindor për të minuar interesat e vendit. Deklaratat e tij erdhën pasi avionët turq të angazhuar në misionet e NATO-s mbi Detin Egje dhe Mesdheun Lindor më 23 gusht u ngacmuan nga një sistem grek i mbrojtjes ajrore S-300 i prodhimit rus, i vendosur në ishullin e Kretës. Zyrtarët ushtarakë grekë kanë mohuar rrëfimin turk për incidentin, i cili cilësohet si “armiqësor” sipas Rregullave të Angazhimit të NATO-s. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë po përgatitet të dërgojë të dhënat e radarit nga incidenti tek Sekretariati i Përgjithshëm i NATO-s dhe ministritë e mbrojtjes të anëtarëve të aleancës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …