Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë që kundërshtonte planet diskriminuese të Serbisë në Kosovë shënon 29 vjetorin e themelimit

Fazli Hoxha: Këta mësimdhënës në kohet më të vështira punuan pa paga për të shkolluar gjeneratat, në kohën e pushtimit

Të ndëshkohen sot nga  shteti ynë mësimdhënësit, me mosdhënie të plotë të pagë,  veçse pse i kanë hyrë një greve,  kjo nuk do koment.

Kjo po ndodh për herë të parë prej se Kosova është shtet me kryeministër Albin Kurtin. Këta mësimdhënës në kohet më të vështira punuan pa paga për të shkolluar gjenerata të tëra për të mos mbetur analfabet, përkundër presionit që kanë pasur ata vazhduan edhe nëpër shtëpi private për të mos e ndërprerë shkollimin që ky vend ta ketë një të ardhme të ndritshme.

E sot, jemi në një situatë tjetër, mundësit për dialog janë, sepse kemi institucionet tona, por nuk po shohim as më të voglin veprim nga kjo qeveri për dialog me sindikatat. Asnjë përpjekje. Greva ka ardhur edhe më shumë nga injorimi i qeverisë. Po të kishte seriozitet për dialog nga ana e qeverisë Kurti situata do të ishte ndryshe, nesër do të fillonte mësimi pa probleme.

Një kryeministër që u ikë problemeve dhe u bën shantazh mësimdhënësve nuk i duhet këtij populli. Në situata të tilla duhet një kryeministër që gjen zgjidhje dhe që merr guximin me dalë me u taku me njerëz.

Kosova nuk e ka vetëm këtë problem, po shohim edhe ndërprerjen me energji elektrike, ikjen e të rinjve. Problemet po shtohen dhe kjo qeveri nuk ofron zgjidhje. Me shtet nuk bëhet praktikë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …