Fehmi Mehmeti

Mehmeti: Këtë vit pritet të ketë një rënie të lehtë të remetences por do të vërehet mosardhja e mërgimtarëve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka folur për situatën e sektorit financiar në këtë kohë pandemie. Sipas Mehmetit, tregu i sigurimeve të automjeteve është më i dëmtuari në sektorin financiar në këtë kohë pandemie. Ai ka thënë se mbi 150 mijë automjete nuk janë të regjistruara me ç’rast kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare në kompanitë e sigurimeve. Ai ka treguar se vitin e kaluar remitenca direkte ka pasur rreth 870 milionë euro, kurse këtë vit pritet të ketë një rënie të lehtë. Sipas tij, edhe Kosova do të goditet nga mosardhja e mundshme e mërgimtarëve ashtu si do të goditen edhe Shqipëria e Mali i Zi. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës ka shtuar se sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, prodhimi dhe sektori i ndërtimit e kanë pjesëmarrjen më të madhe në GDP.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …