Fëmijët e Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” realizuan një program artistik në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Fëmijët e Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” në Skënderaj kanë realizuar të premtën një program artistik, në vigjilje të festës së 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me këngë, valle e recitime.

Të përgatitur nga edukatorët e çerdhes dhe prindërit, parashkollorët i kanë kënduar shtetit të Kosovës, të ardhmes, teksa kanë luajtur edhe valle me motive shqiptare.

Edhe shkollat tjera të komunës kanë mbajtur programe artistike, për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Drejtori për Arsim në komunën e Skënderajt, Kastriot Duraku, duke përgëzuar parashkollorët dhe nxënësit për programet e tyre artistike, ua ka uruar 17 Shkurtin, me dëshirën për një të ardhme të ndritur për të gjithë fëmijët e Komunës së Skenderajt!

Kontrolloni gjithashtu

Me nderime u varros Sabedin Kryeziu, i zhdukur në Masakrën e Kralanit

Sot, në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, u mbajt ceremonia e varrimit të Sabedin …