Grupi i fëmijëve ‘Respect Our Rights’ mbajti kampin ekologjik, ‘Mendo për një tokë më të mirë për fëmijët’

Fëmijët kosovarë nuk do t’i marrin shtesat këtë vit, siç u premtua pasi që MPMS ende nuk e ka hartuar në ligj këtë gjë

Fëmijët kosovarë nuk do t’i marrin shtesat këtë vit, siç u premtua. Rezoluta e votuar në Kuvendin e Kosovës ende nuk është hartuar në ligj nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe rrjedhimisht me këtë vonesë nuk do të mundë të përfshihet as në buxhetin e vitit 2019, kur të dalë në votim.Përderisa kjo rezolutë nuk hartohet në legjislacion, atëherë është e pamundur të përfshihet në buxhetin e këtij viti, i cili ka kaluar në lexim të parë pa i përfshirë këto shtesa dhe se ka pak hapësirë nëse ato do të jenë pjesë e buxhetit kur ai të vendoset për votim në lexim të dytë. Kjo rezolutë vlerësohet se do të marrë kohë derisa të përpilohet në ligj dhe se me shumë mundësi do të jetë e gatshme për vitin e ardhshëm, por jo për këtë vit. Në të pritet të përfshihen disa kategorizime se si do të shpërndahen këto paga, duke marrë parasysh statusin financiar të fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Çka nënkupton mbështetja e mundshme e Albin Kurtit, për Gjykatën Speciale kundër ish UÇK-së, në Maqedoni

Analisti, Artan Behrami ka komentuar  deklaratën e  ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Ylber Hysa, ku …