Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së për kryetar në Vushtrri, akuzon Xhafer Tahirin e LDK-së për dëmtimin e posterëve

Dje në Vushtrri janë dëmtuar posterët e kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Me këtë rast, ka akuzuar kundër kandidatin nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahirin për një fushatë raciste. “Kjo asnjëherë më parë nuk ka qenë pjesë e kulturës dhe e edukatës sonë qytetare, por as e politikës së mirë. Këto etiketime të ulëta nuk do t’i shërbejnë në asnjë formë z .Tahirit, sepse me këtë veprim po shpërfaq urrejtje patologjike ndaj kundër kandidatëve të tjerë në Vushtrri dhe ndaj kolegëve tanë në Mitrovicë e në Skenderaj, të cilët populli i ka zgjedhur qysh në raundin e parë”, ka shkruar Idrizi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit që u bë në Tërnoc

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë vetëm 598 vota, ndërkaq Kamberit i duheshin së …