Ferizaj shënoi Ditën e Mjekut Familjar

Me moton “Është koha të ndërtojmë të ardhmen me mjekët familjarë”, sot, drejtues të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, bashkë me menaxhmentin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, mjekë e infermierë, me një aktivitet simbolik shënuan Ditën e Mjekut Familjar. Në këtë aktivitet, për të uruar në këtë ditë mjekët familjarë, por edhe për të përgëzuar mantelbardhët për punën e tyre të çdo ditshme në kujdes të shëndetit të qytetarëve, doli i pari i shëndetësisë ferizajase, Dr. Kemajl Emini. Ai çmoi lartë angazhimin e mjekësisë familjare në kuadër të shërbimeve shëndetësore në nivelin lokal. Këtë mesazh dhanë edhe drejtues të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, të cilët ishin pjesë e organizimit për shpërndarjen e materialeve promovuese e vetëdijesuese për shëndetin e qytetarëve. Shërbimet shëndetësore që ofrohen nga mjeku familjar janë: shërbimet e promovimit shëndetësor, përfshirë informimin, komunikimin dhe edukimin Brenda institucioneve dhe në komunitet, shërbimet e imunizimit dhe vaksinimit dhe shërbime tjera parandaluese, shërbimet esenciale curative dhe ndërhyrje të vogla kirurgjike, shërbime të kujdesit akut dhe urgjent, shërbime të kujdesit shëndetësor për sëmundjet kronike, shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijë, adoleshentë dhe të rinj, shërbimet e shëndetit riprodhues, shërbimet e shëndetit oral dhe parandalues, shërbimet e shëndetit mendor, shërbimet e kujdesit shtëpiak përfshirë shërbimet e kujdesit ndaj nënës dhe fëmijës, kujdesi paliativ si dhe kujdesi shtëpiak bazuar në nevojat e popullatës dhe prioritetet e shëndetit publik, shpërndarjen e barnave nga lista esenciale etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …