Fermerët dhe bizneset ferizajas paraqiten nevojat dhe kërkesat e tyre

Ne sesionin e pasdites, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtorin e Bujqësisë Burim Bajrami, drejtoreshën e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, drejtoreshën e Administratës së Përgjithshme Agnesa Hajredini dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, kanë mbajtur takimin për hartimin e buxhetit për vitin 2024 me fermerët dhe bizneset ferizajase. Në këtë takim Nënkryetari Aliu, këta të fundit i ka njoftuar lidhur me planifikimet që po bëhen për hartimin e buxhetit të vitit 2024, duke theksuar se kjo formë e komunikimit me ta ishte më e mirë dhe më e përshtatshme. Gjatë këtij takimi të pranishmit kanë paraqitur nevojat e tyre. Fermerët kërkuan sa më shumë subvencione, ndërsa bizneset kërkuan që në një formë të bëhet edhe subvencionimi i të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme në komunën e Ferizajt. Për nesër është paraparë që të mbahet takimi me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Ferizajt nga ora 10 në sallën e Kuvendit të Komunës, ndërkaq nga ora 14:00 po ashtu në këtë sallë do të mbahet dëgjimi buxhetor me grupe të nënpërfaqësura ( pensionistët si dhe me personat me aftësi të kufizuar etj).

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …