Fermerët kërkojnë tërheqjen e deklaratave të Adriana Matoshit pas protestës së qumështit

Fermerët kosovarë kanë reaguar ndaj deklaratave të deputetes së zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, duke kërkuar që ajo të tërheqë fjalët fyese të përdorura ndaj tyre pas protestës së zhvilluar para Ministrisë së Bujqësisë. Në reagimin e tyre, fermerët shprehen se nuk kanë dashur të polemizojnë me akuzat publike, por theksojnë se nuk mund të heshtin përballë etiketimeve që, sipas tyre, cenojnë dinjitetin e prodhuesve vendorë. “Ne si fermerë kemi vendosur të mos i përgjigjemi akuzave që po na bëhen, por nuk mund të rrimë duarkryq përballë deklaratave të deputetes Ardiana Matoshi, e cila i ka quajtur ‘langareca’ fermerët që protestuan”, thuhet në reagim. Fermerët vlerësojnë se deklarata të tilla janë të papranueshme dhe dëmtojnë një sektor që po përballet me vështirësi të mëdha. Ata i bëjnë thirrje Matoshit të vizitojë fermerët pjesëmarrës në protestë për t’u njohur nga afër me punën dhe sfidat e tyre. “E ftojmë publikisht të tregojë cilindo nga protestuesit që dyshon se nuk është fermer dhe ta vizitojë në fermën e tij për ta parë nga afër aktivitetin që zhvillon”, thuhet në reagimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Qeveria po neglizhon zbatimin e plotë të aktgjykimeve për veteranët e UÇK-së

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka deklaruar se vendimi i fundit …