Brickos

Festivali tradicional i folklorit “Oda e Llapushës”, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati

Festivali tradicional i folklorit “Oda e Llapushës”, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati

Në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, sot Këshilli Organizativ e ka mbajtur takimin e tyre, ku janë njoftuar për ecurinë e organizimit të deritanishëm të festivalit. Festivali tradicional i folklorit “Oda e Llapushës”, mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe mbahet më 1 dhe 2 gusht, në kuadër të shënimit të “ditëve të mërgatës”. Kështu ka bërë të ditur sot, drejtori i festivalit dhe njëherit drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, pas takimit të Këshillit Organizativ të festivalit, i cili ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e këtij këshilli, angazhim maksimal, me qëllim që festivali të jetë i organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në festivalin tradicional të folklorit “Oda e Llapushës”, marrin pjesë ansamble, shoqëri kulturore dhe artistike dhe rapsodë nga të gjitha trojet shqiptare dhe është prej aktiviteteve kryesore në vend, në këtë fushë të trashëgimisë kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …