Fillimi / Kultura / Festivalit “Hasi Jehon” propozohet që të merr statusin e asetit në Mbrojtje të Përhershme
As shiu nuk e ndali përformancën e “Shqiponjës”, në natën e dytë të festivalit “Hasi jehon”

Festivalit “Hasi Jehon” propozohet që të merr statusin e asetit në Mbrojtje të Përhershme

Mbrëmë, në Shtëpinë e Kulturës “Reshat Çoçaj” ka nisur edicioni i 32 e Festivalit “Hasi Jehon” me jehonën e lajmit që Festivali “Hasi Jehon” do ta merr statusin e asetit në Mbrojtje të Përhershme. Edhe edicioni i 32 ka nisur me ekspozitën e Prodhimeve të bukës të përgatitura në shtëpi nga gratë hasjane ose në furra modërne duke e bërë një lidhshmëri mes të vjetrës dhe modernes.

Haziz Hodaj drejtor i Festivalit tha se është bërë traditë hapja e ekspozitës së prodhimit të bukës

“Para se të nis proframi festiv e Festivalit “Hasi Jehon” traditë tanimë është edhe hapja e ekspozitës së prodhimit të bukës, me të cilën Hasi ka mbijetu nëpër shkeuj, ka ekzistu nëpër shekuj dhe i ka mbijetu shumë sfidave, pra buka është simboli jonë….edhe bujarisë, edhe i fisnikrisë edhe i mbijetesës, kështu që këto dhejtë vitet e fundit e kemi pa obligim që këtij evenimenti t’ia bashkëngjesim edhe këtë pjesë të festës” tha Haziz Hodaj.

Më tej ai tha se në “në kushte të zakonshme ne e kemi bërë edhe demonstrimin e gatimit në ambiente të Festivalit. Gra hasjane kanë gatuar në magje, kanë pjekë pite këtu, kanë pjekë flija, por tani jemi në kushte pak më të rënda dhe këto gatime, shumica janë gatime të shpisë, që i kanë bërë gratë tona, por edhe furrat për ta bërë një lidhshmëri në mes të të vjetrës dhe modernes”.

“E vlerësoj prezencën e juaj në këto kushte të rënda, pak specifike. Pran meje e kam drejtorin e Qendrës Rajonale të Mbrojtjes së Trashëgimisë, Samir Hoxha, i cili është iniciator që Festivali “Hasi Jehon” ka kapërcy në Komisionin Departamentit të Trashëgimisë  të Ministrisë së Kulturës për të hy në mbrojtje të shtetit. Po e presim një vendim final, vetëm nga Komisioni Paralamentar dhe realisht pas kësaj Festivali “Hasi Jehon” do të jetë një pasuri shtetnore e jona, e cila do ta ketë përkujdessjen shtetërore.

Unë besoj që e kemi meritu një status të tillë sepse Festivali “Hasi Jehon” tashmë është njëri ndër Festivalet më të vjetra, sepse mosha e tij është 45 vjet, këtë vit, ndërsa është edicioni i 32” tha Haziz Hodaj.

“Sigurisht se jam shumë i lumtur me statusin që po na ipet sepse ne e kemi pas obligim që kemi punu me vite, që të ua bartim gjeneratave të reja një status më të sigurt për Festivalin Hasi Jehon. Jemi mundur që  duke filluar prej kësaj sofre këtu edhe në skenë t’i plasojmë vlerat tona të trashëgimisë shpirtësore sepse  kjo është alfa dhe omega e Festivalit “Hasi Jehon”.Pas marrjes së këtij statusi do të jemi edhe më të obligueshëm që këto vlera edhe t’I hulutmojmë, edhe t’I kultivojmë, por ti plasojmë edhe në skenë për  t’ua bartë” tha Haziz Hodaj.

Skënder Zogaj: Hasi e ka njohur që në lashtësi shejtninë e bukës prandaj një sofër që jep bukë jep gjithëçka

Skender Zogaj, poet dhe publicist (ish kryetar e Komunës se Fushë Kosovës) tha se sot ka ardhur këtu “nga dëshira e thellë e një dëshmitari të hershëm, që në këto treva është  luftu me shpirtin e njerëzve sepse 50 vjet më parë edhe qendrat më të mëdha të Kosovës ishte vështirë të thuhet një fjalë e mirë, të thuhet një këngë, të thuhet një varg etj. Hasi i njohur për thatësinë i ka ushqy së paku nja shtatë shtete  të Rajonit tonë sepse kanë qenë mjeshtrit kryesor dhe është shumë e bukur dhe shumë simbolike sepse shejtnia  ka të bëjë me bukë dhe Hasi e ka njohur që në lashtësi shejtninë e bukës prandaj një sofër që jep bukë jep gjithëçka”.

Unë sinqerisht nga zemra i uroj këta njerëz sepse këta kanë ditë me qëndru dhe konsidreoj së patriotizmi kryesor i njerëzve në këtë botën tonë është puna që nis nga buka dhe përfundon te kënga. Hasi është i njohur dhe jo që është Hasi I Prizrenit por unë mendoj që Hasi me punën e vetë është duke ndërruar këtë rend sepse jam I bindur që shumë shpejt Prizreni ka me thënë Prizreni i Hasit. Dhe unë uroj që Prizreni të jetë i Hasit.

Samir Hoxha drejtor i QRTK-së: Festivali “Hasi Jehon” propozohet që të merr statusin e asetit në Mbrojtje të Përhershme

Samir Hoxha drejtor i QRTK-së tha se për të është nder dhe kënaqësi e veçantë që sot  në këtë edicion të 32 të Festivalit “Hasi Jehon” .

“Të jem pjesëmarrës sikurse edhe herave të tjera që e kemi ndjek nga afër në funksione dhe pozicione të tjera dhe Hazizi po na e lenë meritat neve, po na e kemi kry detyrat dhe përgjegjësit në përputhje me mandatin që e kemi si Institucion bartës i Ministrisë së Kulturës. Kontributi dhe merita kryesore i takon banorëve të Hasit, i takon Hazizit dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e mbajtën Festivalin edhe në rethana okupimi dhe pas luftës tha Samir Hoxha dhe shtoi… “Prozpozimi i QRTK-së për ti dhënë statusin e mbrojtur ligjor këtij Festivali në kategorinë shpirtërore… besoj fuqishëm  që brenda këtij viti deri në vitin e ri do të formalizohet nga ana e Institucioneve, në këtë rast nga Këshilli I Kosovës për Tashëgimi dhe pastaj  do të aprovohet edhe nga ministri dhe jam i bindun që nga viti i ardhshëm, përkujdesi shtetnor përveç atij komunal do të jetë me i shtuar. Do te jëtë obligim shtetnor përkujdesja e duhur dhe të merituar për këtë Festival”.

Hasi Jehon është njëra ndër ngajrjet më të rëndësishme, më të konsoliduara dhe më të vjetra në Kosovë

Pas “Ekspozitës së bukës”, në skenën e Festivalit “Hasi Jehon” Haziz Hodaj ka thënë se është i emocianuar edhe i gëzuar edhe krenar.

“Hasi Jehon është njëra ndër ngajrjet më të rëndësishme, më të konsoliduara dhe më të vjetra në Kosovë, në të cilën kultivohetet, ruhet, hulmutohet dhe plasohet në skenë vlera e trashëgimisë sonë shpirtërore. Malësori vjen me një program ekskluziv duke ia dediku kësaj trashëgimie, historisë sonë, trashëgimisë sonë për të cilën jemi shumë krenarë” tha Haziz Hodaj.

Na vazhdim më “Dasmën hasjane” është paraqitur mikpritësi, ShKA “Malësori”, ndwrsa pas saj janë paraqitur Ansambli “Çeta e Profetëve” nga Kruma e Hasit. Grupi Polifonik “Shpati”, SHKA “Bresana” nga Bresana dhe këngëtari Masar Sinani.

Festivali Hasi Jehon, propozohet që të merr statusin e asetit në Mbrojtje të Përhershme

Me rastin 45 vjetorit të themelimit të Festivalit folklorik “Hasi Jehon” Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në bashkëpunim me organizatorët e këtij festivali, kanë përgatitur formularin dhe propozimin pran Komisionit profesional shqyrtues për përfshirje në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme në kategorinë e trashëgimisë shpirtërore.

Manifestimi kombëtar i kulturës Festivali Folklorik “Hasi Jehon”, si manifestim i përshpirtshëm kulturor, në skenën e festivalit sjell vlerat më autentike të trashëgimisë shpirtërore, është unik, më i vjetri dhe më i organizuari në veprimtarinë e këtij lloji në trevat e Ballkanit

Është themeluar në shtator të vitit 1976, nga SHKA “Malësori” dhe rinia e fshatit Gjonaj. Ka nisur veprimtarinë e vet me SHKA, grupet artistike të shkollave të Hasit, rapsodë, lojtarë të lojërave popullore, instrumentistë popullor, me veshje unike kombëtare, për të arritur pas luftës në organizimin më të konsoliduar të kulturës e trashëgimisë në nivel kombëtar.

Festivali Folklorik “ Hasi Jehon”  bazohet në disa shtylla të veprimtarisë së vet dhe ato kanë bazë dhe ekskluzivetet, trashëgiminë shpirtërore por që identifikohet me folklor burimor, vallet, këngët, lojërat, doket dhe zakonet e mbarë trevave shqiptare.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, thotë se vlerat përfaqësuese të këtij festivali, na obligojnë ta ruajmë, ta kultivojmë, ta zhvillojmë dhe ta afirmojmë edhe në përmasa ndërkombëtare, si festival ndër më të veçantit, i cili përmes vlerave të kulturës e të trashëgimisë, qet në pah vlerat tona kombëtare, me të cilat identifikohemi si komb, si popull me traditë dhe trashëgimi të pasur e të pa kontestuar.

 Haziz Hodaj 049 263 550

Kontrolloni gjithashtu

Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu: Më 15 Janar!

Më Pesëmbëdhjetë Janar! (Në ditën e Gjenocidit në Kosovë)   Më Pesëmbëdhjetë Janar, Të gjitha ...