Fidane të mjedrës mollës dhe hardhisë së rrushit kanë përfituar 83 fermerë suharekas

Komuna e Suharekës, përkatësisht drejtoria komunale për Bujqësi, Planifikim, Zhvillim dhe Pylltari për fermerët e interesuar ka shpërndarë fidane të mjedrës, mollës dhe hardhisë së rrushit. Kështu tashmë janë shpërndarë fidane dhe atë 35 fermerë kanë përfituar 20 mijë fidane të mjedrës, 26 fermerë kanë përfituar 88 mijë fidane të hardhisë së rrushit, nga varieteti i tryezës dhe 32 fermerë kanë përfituar 7407 fidane të mollës.  Eksperti i bujqësisë dhe këshilltari në Drejtorinë  Komunale për Bujqësi, Planifikim, Zhvillim dhe Pylltari, z. Shaqir Kryeziu ka thënë se të gjithë të interesuarit që kanë aplikuar kanë përfituar fidane dhe shpresoj se të gjithë përfituesit do të kultivojnë mirë këto dhe do të përfitojnë nga kjo punë. Fidanet janë donacion i Drejtorisë  Komunale për Bujqësi, Planifikim, Zhvillim dhe Pylltari dhe kjo nuk është hera e parë që ndihmohen fermerët dhe nuk do të jetë as hera e fundit. Më herët janë shpërndarë fidane të dredhëzës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …