Filloi cikli i parë i repelimit të kafshëve në komunën e Malishevës

Sot, në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar cikli i parë i fushatës për repelimin e kafshëve shtëpiake, si masë parandaluese ndaj etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Repelimi i kafshëve, bëhet me qëllim të mbrojtjes nga rriqrat si bartës të virusit të EHKK, të cilët përmes kafshëve barten tek njeriu si dhe për ndërprerjen e ciklit të shumimit të rriqrave, përkatësisht pamundëson, që rriqra të ushqehet nga kafshët.

Repelimi i kafshëve, bëhet nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, në bashkëpunim të ngushtë me drejtorinë komunale për bujqësi dhe shtabin komunal, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.  Kjo formë e luftimit të EHKK, është në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

“Repelimi i kafshëve, ka filluar sot në fshatrat Banjë dhe Gajrak, ndërsa ky është cikli i parë i repelimit. Deri në fund të vitit, pritet të bëhen katër cikle të repelimit”, tha drejtori për bujqësi në komunën e Malishevës, Hajrullah Mazreku, i cili e ka vëzhguar nga afër, fillimin e kësaj fushate. Repelimin e kafshëve, është duke e kryer operatori “Fauna”, i përzgjedhur nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, ndërsa në ciklin e parë të repelimit, përdoret preparati “Butox”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …