Filloi fushata sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Ferizajt, nga dita e hënë ka filluar një fushatë sensibilizuese për pagesën e tatimit në pronë. Hapjen e kësaj fushate e bëri e para e Drejtorisë së Financave Sebahete Ajeti-Sadiku e shoqëruar nga drejtorët e Drejtorive komunale. Sipas drejtoreshës së Financave, kjo fushatë është ndërmarrë me qëllim të vetëm që të njoftohen të gjithë qytetarët, se nga shtatori i këtij vitit do të ketë ulje prej 10 për qind të tatimit në pronë, premtim ky i dhënë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Drejtoresha e Financave, Sebahete Ajeti-Sadiku, ka njoftuar të gjithë qytetarët që nëse nuk e bëjnë pagesën e tatimit në pronë për këto çështje, do të veprojnë edhe përmes përmbaruesit. U bë e ditur se të hyrat nga tatimi në pronë shfrytëzohet për investimet kapitale në përmirësimin dhe ndërtimin e rrugëve, furnizimin me ujë, ndërtimi dhe përmirësimin e rrjeteve të kanalizimit, krijimi i hapësirave të gjelbëruara publike, përmirësimi i kushteve nëpër shkolla, zgjerimin e ndriçimit publik, pastërtinë publike si dhe shumë projekte të tjera në interes të të gjithë qytetareve.

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdit Berisha” për katër projekte hyjnë në garë mes 40 shkollave në nivel të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në një takim Mirushe Krasniqi – Buzhala, …