Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për mënyrën se si, sipas tij, shteti i Kosovës është sjellë ndaj procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Hasani ka thënë se gjatë gjashtë viteve të fundit Qeveria e Kosovës ka bërë, sipas tij, shumë pak për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. “Ne nëse i japim mbi 200 milionë euro çdo palë zgjedhje për me i fitu votat, unë mendoj se ka qenë me qëllim malicioze e poshtruese bërja publike e 20, 30, apo 40 milionë që shteti ka dhënë për krerët e UÇK-së, që u bë publike para 6 muajve. Kjo është e papranueshme”, ka deklaruar Hasani. Sipas tij, raporti mes këtyre shumave është një çështje që, në vlerësimin e tij, nuk i bën nder Kosovës. “40 milionë në krahasim me 200 milionë apo me shumë, në çdo palë zgjedhje, kjo nuk i bën nder Kosovës. Kjo sot dikujt mund t’i vijë mirë, por historia do të jetë e pamëshirshme ndaj tyre”, ka thënë Hasani.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
