Filloi ndërtimi i rrugës në Rezallë të Re të Skenderajt

Tashmë ka filluar ndërtimi i rrugës që lidh Rezallën e Re me rrugën magjistrale Skenderaj-Klinë.

Nisja e punimeve në këtë rrugë i ka gëzuar banorët e këtushëm, pasi deri më tani kanë lëvizur në një rrugë vështirë të kalueshme dhe me baltë gjatë stinës së reshjeve.

Për të parë fillimin e punimeve, në Rezallë të Re ka qëndruar nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura. Ai i ka siguruar banorët se rruga shpejt do të trajtohet për tu bërë lehtësisht e kalueshme. Z. Nura siguroi po ashtu se punimet në këtë projekt do të kryhen me standarde të larta.

Ndërtimi i rrugës nga Komuna e Skenderajt në Rezallë të Re, është projekt më së i merituar për banorët e kësaj ane, pasi kontributi i tyre për liri gjatë luftës së UÇK-së ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …