Filluan punimet në trajtimin e rrugëve në fshatin Tërrnac

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë, kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve në projektin Kuqicë – Tërrnac, ku vazhduan punimet në trajtimin e rrugëve në fshatin Tërrnac.

Kryetari Jashari ndër të tjera ka theksuar: “Fillimi i punimeve në projektin Kuqicë-Tërrnac, ka vazhduar në fshatin Tërrnac, ku së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetin Bekim Haxhiu dhe bashkëpunëtorë, morëm pjesë për të parë nga afër punimet e rrugëve që do të trajtohen në këtë fshat. Urime banorëve të fshatit Tërrnac, që me këtë projekt po plotësohen edhe disa nga kërkesat e tyre në rregullimin e infrastrukturës rrugore”, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …