“Flaka e Janarit”, aktivitet me të cilin identifikohet Gjilani

Është mbajtur manifestimi i 28-të kulturor i Flakës së Janarit në Gjilan, i cili është edhe një ndër aktivitetet me të cilin identifikohet Gjilani. Në kuadër të aktiviteteve, ka nisur Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, i cili ka një karakter garues. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, e cila i përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi organizatorët për ngjarjen me të cilën Gjilani mori identitet. “Ndjehem e vlerësuar t’ju drejtohem në emër të MKRS, që me konsideratë po e mbështet këtë Manifestim me besimin e rritës së tij; me vlerësimin për vlerat kulturo-artistike që përfaqëson e paraqet dhe synon t’i ngritë”, tha mes tjerash zëvendësministrja. Duke folur për festivalin, zëvendësministrja tha se ai filloi si “manifestim i kujtesës historike mbi të kaluarën tonë të largët e të afërt; si vlerësim mbi Janarin e Skënderbeut; janarin e përflakur të vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe vargun e pafund të përpjekjeve, heroizmave e sakrificave për liri”. “Filloi para 28 vitesh që të jetë muzë e lirisë sonë. Me artin skenik, pamor, letrar e muzikor, katër shtyllat e këtij manifestimi u bë identitet kulturor i Gjilanit, vendtakim vlerash artistike”, theksoi mes tjerash zëvendësministrja Morina-Bunjaku, duke shtuar se për pesë net Teatri i Gjilanit do të jetë Olimpi ku do të vijnë dramat e shumta nën interpretimin e shkëlqyeshëm të artistëve nga gjithë hapësirat shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …