Ilirjane Baraliu -Lladrovci: Dy meteorëve të lirisë

Dy meteorëve të lirisë

Fehmi Lladrovcit
E Xhevë Krasniqit -Lladrovci

Errësira e qelisë s’mundi
Ta zbehë dritën tënde

As grilat e ftohëta
Smundën ta thyen
Guximin.

Prangat e rënda
S’ta lidhën dot
Ëndërrën për liri.

Në zemrën e Drenicës
E ne truallin e Azem e Shotë Galicë

Të qeshi nuri,të ndriti balli..
,,ME DËSHIRËN MË TË MADHE TË VDESËSH PËR LIRI “.

Me armën më të fortë
Në krah -Xhevën
Ratë si meteor në horizontin
E Atdheut .

O trima Fehmi dhe Xhevë
U bëtë flamur i perjetshëm
Ne vargun e heronjëve te
Kombit!

Ilirjanë Baraliu -Lladrovci.
21 Shtator 2025
Fellbach.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI: OVP E LANÇ-it, ORGANIZATA QË MBAN LART FLAMURIN DHE FRYMËN KOMBËTARE

Albert Z. ZHOLI: OVP E LANÇ-it, ORGANIZATA QË MBAN LART FLAMURIN DHE FRYMËN KOMBËTARE

Në një kohë kur bota po përballet me kriza ekonomike, konflikte dhe luftëra në pjesë …