Flet vëllai i kriminelit, Dan Hurta: Me këta gjykatës që kemi, krimineli një ditë do dalë jashtë, ashtu sikur ka dalë edhe më parë

Vëllai i kriminelit, Dan Hurta, një vrasës recidivist, në Shqipëri  që vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera, ka deklaruar për gazetën Dita se nuk e njeh më vëllain dhe kërkon që ai të dënohet sa më rëndë të jetë e mundshme dhe jo të lirohet sërish sikur bëjnë sot gjyqet në Shqipëri. Drejtësisë i bëj thirrje në rast se kanë kalamaj dhe e dinë çfarë do të thotë të humbësh një fëmijë, të gjykojnë me ligjin dhe jo me xhepin. Të gjykojnë siç e meriton krimineli, po na çojnë 40 vite mbrapa të kërkojmë Enver Hoxhën, ngrehu Enver dhe varri dhe vari  siç i varte  në atë kohë dhe nuk kishte as gjakmarrje, as hakmarrje dhe nuk shtoheshin vrasjet. Në pyetjen se çfarë dënimi mendoni se duhet të marrë vëllai juaj ai tha:  Nuk mund ta përshkruaj, atë po ta djegësh, po ta shohësh në zjarr dhe t’i hedhësh edhe një çik benzinë më shumë që të digjet më shpejt. Ku ka dënim, më vjen keq, ishalla nuk ndodh dhe e lirojnë prapë, por me këto gjykatës që kemi, ai një ditë do jetë jashtë, unë kam shumë frikë që një ditë do dalë prapë jashtë ai kriminel. Me këto gjykatës që marrin lekë, unë kam shumë frikë që ai një ditë do të arrijë të dalë jashtë. Kur ai sot duhet të ishte i varrosur bashkë me ato që i ka vrarë pa faj. I bëj apel drejtësisë të mos merren me punë të kota, në radhë të parë të vendosin drejtësinë, krimineli ndëshkohet, jo vetëm dënohet, ndëshkohet, ndëshkim maksimal. Jetën ta ka dhënë vetëm Zoti dhe ta merr vetëm Zoti.

Kontrolloni gjithashtu

Behgjet Pacolli

Behxhet Pacolli: Do të vijë shumë shpejt drejtësia për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së

Në përvjetorin e katërt të arrestimit të eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup …